Kavajë/ 24-vjeçari ndalohet pas kallëzimit të babait për abuzim seksual

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë ndaluar me iniciativë shtetasin Xh. B., 24 vjeç, banues në fshatin Bukaq.

Sipas policisë, ndalimi është bërë pasi babai i tij ka kallëzuar se disa ditë më parë është abuzuar seksualisht nga i biri, i cili sipas të dhënave paraprake vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i janë referuar organit të prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan me iniciativë shtetasin Xh. B., 24 vjeç, banues në fshatin Bukaq, Kavajë, pasi dje, ka kallëzuar babai i tij, se para disa ditësh, 24-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shendetit mendor, ka abuzuar seksualisht me të.