A ka ardhur koha për një trajner shqiptar në Kombëtare? Duka jep këtë përgjigje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një konferencë për mediat i ka bërë një analizë fushatës kualifikuese të Kombëtares, që nuk arriti të kualifikohet në Botëror.

Sipas Dukës, ka qenë paraqitja më e mirë në historinë e kuqezinjve gjatë eliminatoreve të EURO 2024 dhe Botërorit 2026.

Gjithashtu Duka tregoi dhe bisedën me Silvinjos, pas humbjes në “Play-Off” me Poloninë, teksa flet edhe për të ardhmen e stolit kuqezi.

I pyetur nëse ka ardhur koha për një trajner shqiptar, presidenti Duka zbuloi se kjo mundësi është konsideruar dhe madje është tentuar në të kaluarën. Ai konfirmoi se i ka ofruar postin e trajnerit të Kombëtares Besnik Hasit, por ky i fundit ishte tërhequr në momentin e fundit pasi kishte marrë një ofertë për të drejtuar klubin belg të Anderlecht-it.

“E kam ofruar realisht të paktën një herë për postin e trajnerit të ekipit kombëtar, një trajner shqiptar, i cili ka qenë Besnik Hasi, dhe në momentet e fundit kur ishim në prag të të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq sepse i ofruan që të ishte trajneri i Anderlecht-it. Dhe më pas, në të gjitha rastet, padyshim që e kam menduar”.