Qindra qytetarë i përgjigjen thirrjes për protestë/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!

Qindra qytetarë të Gjirokastrës do t’i bashkohen protestës së opozitës, që do të mbahet pasditen e kësaj të premte, 17 prill në Tiranë.

Partia Demokratike ndërkohë u ka bërë thirrje gjirokastriteve, të marrin pjesë pasivisht në protestën e sotme.

Përmes një deklarate për mediat, PD Dega Gjirokastër, shprehet se qytetarët kanë mjaft arsye për të protestuar këtë të premte, nga çmimet  larta për familjarët te shporta ushqimore, nafta dhe energjia.

‘Familjet shqiptare po luftojnë për mbijetesë. Të rinjtë po largohen. Shqipëria po zbrazet. Fshatrat janë bosh, qytetet po plaken. Shpresa po shuhet dita-ditës’, ishin një nga shqetësimet dhe arsyet kryesore që PD Gjirokastër ngriti si motiv për të protestuar.

‘Të shkojmë sot drejt Tiranës për të ngritur zërin tonë, për të treguar se ky popull nuk është i dorëzuar por kërkon dinjitet, drejtësi dhe mundësi për të jetuar në vendin tonë!

Ne kërkojmë:

– Uljen e çmimeve dhe mbrojtje për qytetarët

– Mbështetje reale për familjet dhe bizneset

– Një ekonomi që punon për njerëzit, jo kundër tyre.

– Një të ardhme ku të rinjtë nuk detyrohen të largohen.

Zëri i popullit nuk mund të shtypet!

Forca e qytetarëve është më e madhe se çdo pushtet!’, u shpreh PD Gjirokastër.