‘Institucionet si ‘kërbaç’ kundër popullit’, Kopliku: Duhet të hiqet frika, 17 prilli s’do të jetë protesta e fundit!

Në një klimë politike të karakterizuar nga apatia dhe zhgënjimi publik, zgjidhja për problemet e vendit shihet tek një angazhim më i madh i shoqërisë shqiptare, e cila duhet të reagojë në mënyrë të vazhdueshme.

I këtij mendimi është kryetari i ‘Brain Gain’ në PD, Tedi Kopliku, ku në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, tha se protestat nuk janë pjesë e një filmi, por një domosdoshmëri për shoqërinë, ndonëse deri më tani vetëm Partia Demokratike ka treguar aftësinë për të mobilizuar një numër të madh njerëzish.

Qeveria, sipas Koplikut, i ka "kaluar vijat e kuqe" dhe se ëndrra europiane, një premtim kyç i vitit 2013 që përfshinte edhe pasaportën europiane, tashmë është penguar zyrtarisht nga vetë vendimet e saj.

Kjo, shtoi ndër të tjera Kopliku, është dhe një nga arsyet kryesore të largimit masiv të shqiptarëve, ku rreth 1.1 milionë qytetarë tashmë janë larguar nga vendi.

Një nga pengesat kryesore për një mobilizim më të gjerë është frika, theksoi kreu i ‘Brain Gain’, duke shtuar se qytetarët hezitojnë të protestojnë nga druajtja e hakmarrjes prej institucioneve shtetërore si AKU, Tatimet apo IKMT, të cilat shpesh luajnë rolin e një "kërbaçi" kundër çdo përpjekjeje për të kërkuar liri.

Unë futem njerëzit që kërkojnë më shumë, po themi angazhim dhe e pres zgjidhjen pikërisht tek shoqëria shqiptare. Domethënë, s'është e thënë me pas diçka ndryshe protesta pra, sepse protesta nuk është një pjesë e një filmi, pra është një domosdoshmëri e shoqërisë shqiptare të reagojë. Nuk po e bën e vetme, pra, nëntë protestues u ngritën për rritjen ekstreme të çmimit të naftës. Dhjetëra protestues çohen me këto partitë e reja pra, që janë ndryshe prej asaj që jena ne, siç e tha dhe Alesandro, siç do të duhej të ishte opozita sipas opinionistave të Partisë Socialiste dhe mbetet i vetmi aktor i cili mobilizon aq shumë njerëz, Partia Demokratike. A mjafton? Nuk mjafton sepse, siç dihet tashmë, kjo qeveri do duhej të kishte ikur me kohë pra, për sa i përket kalimit të vijave të kuqe që ka bërë.

Partia Socialiste ka ardhur në pushtet në 2013-ën me premtimin Shqipëria europiane, në qoftë se ju kujtohet, dhe në protestë, në fushatën e fundit premtoi pasaportën europiane. Dhe e vetmja, po themi, e vetmja ëndërr që i shiti shqiptarëve, tashmë zyrtarisht është penguar pikërisht nga vendimet e kësaj qeverie. Dhe në qoftë se ne si shoqëri kemi qëllimin, vazhdojmë me pas qëllimin me hy në Evropë, duke qenë shqiptarë pra, sepse ne po futemi në Evropë, sepse 1.1 milionë shqiptarë janë fut në Evropë në një farë mënyre, duke u larguar prej Shqipërisë.

Po në qoftë se duam të jetojmë këtu dhe me qenë Shqipëria e jetueshme, ne duhet të reagojmë dhe Partia Demokratike në qoftë se duhet me bërë diçka më tepër, është me luftuar tek modelimi i opinionit publik që bëhet në çdo kafe, në çdo televizion, në rrjete sociale, sepse përmendet shpesh ky rasti i Hungarisë, edhe pse s'kemi asnjë lloj ngjashmërie, por sot opinioni publik modelohet në rrjete sociale. Në bazë jena t’u dalë dhe realisht ka qenë një mangësi e Partisë Demokratike, tu marr parasysh vitet e gjata që kena pas konflikte të brendshme. Sot po prap ka tentativa nga faktorë të ndryshëm të Partisë Demokratike për me krijuar edhe njëherë një konflikt artificial. Dhe është domosdoshmëri me dalë në bazë, për me i tregu njerëzve që ne jena këtu, ne jena gjallë, por duhet edhe në opinionin publik që modelohet në rrjetet sociale.

Eksponentët e Partisë Demokratike, deputetë, kryetarë partishë degëve, drejtues departamentesh, pra të gjithë Partia Demokratike duhet të jetë gjallë në çdo nivel pra. Në çdo formë komunikimi për me treguar sepse njerëzit një problem kanë, kanë frikë, se thojnë po dalim atje, po vjen nesër AKU-ja, vjen nesër taksimet, vjen nesër IMT-ja, IKMT-ja, çfarë janë këto institucionet që janë si kërbaç kundër çdo lloj tentativet për me kërkuar liri. Siç ju tregova rastin e parë, ka qindra raste që ne i hasim çdo ditë në bazë. Pra njerëzit janë të frikësuar. Dhe për me vrarë këtë frikë, ne duhet me treguar që jena gjallë. Protesta nuk është e thënë me pas diçka ndryshe për me bërë lajm, duhet me treguar që ne e kena seriozisht. Ka qëndrueshmëri, nuk do të jetë protesta e fundit.