Cakrani: Rama është ‘Oktapodi’... Drejtësia merret me gjëra të vogla dhe jo me aferat e mëdha

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar me një “oktapod” që, sipas tij, kontrollon dhe ndërlidh struktura të ndryshme pushteti.

Gjatë intervistës së tij, Cakrani foli për nevojën e hetimeve të thelluara nga drejtësia, ndërsa kritikoi edhe organet e reja të drejtësisë si SPAK, duke i cilësuar hetimet selektive dhe duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po trajtohen çështje të rëndësishme politike dhe penale në vend.

Kujtim Cakrani: Fijet e Edi Ramës më kujtuan direkt, ai film, unë kam qenë i vogël atëherë, por e mbaj mend filmin dhe më kujtohet dhe e bëra lidhjen direkte, Edi Rama është Oktapodi. Nuk e di çfarë prokurorësh mund t'i duhen këtij vendi, po t'i duhen Falkoni ose Borselino që t'i futen një investigimi serioz, që të zbardhin të gjithë skemën kriminale të këtyre 13 viteve, po sidomos të këtyre fijeve domethënë, të lidhura ndesh, të kryeministrit. Unë nuk e di, ju thatë pak më parë që ai gjithë shoqërinë e ka, të gjithë i ka njerëz të kompromentuar, njerëz të cilët kanë probleme me drejtësinë. Unë mendoj se, atij i ka mbetur vetëm tashmë që të ta bëjë ministër ose të lidhi marrëveshje, se i duhet patjetër, Ledion Muçaraku. Besoj e njihni Ledion Muçarakun, është një mashtrues. Dhe ai duhet patjetër sepse i duhet për marrëdhëniet me publikun, e kupton? E kështu që nuk ka, Edi Rama është, është një individ i cili, nuk fut në telashe vetëm veten në vetëm Shqipërinë, por ai fut në telashe të gjithë, miqtë, shokët, të gjithë qeverinë. Dhe po t'i vësh re tashmë, kush i ka mbetur? I ka mbetur vetëm Xhorxhia Meloni dhe ai Sanchez në Spanjë dhe Edi Rama është i izoluar nga të gjithë sepse e kanë kuptuar që ai është një njeri i lidhur ngushtësisht me mafien jo vetëm rajonale, por dhe ndërkombëtare.

Dhe kështu që nuk ka më asnjë dyshim që Edi Rama është kryeministri që do të marrë fund, jo nga shqiptarët, po besoj edhe nga ndërkombëtarët, që tashmë qartësisht që është kryeministri që ka drejton grupet e kësaj mafies ndërkombëtare, por që ka, që quhet qeveri. Kaq, kjo është skema e Edi Ramës.

Shiko të them diçka. E dini ju pse është zoti Meta është sot e 18 muaj në paraburgim? Po ta them unë për çfarë është. Sepse Kastriot Ismailaj ka lidhur një kontratë në datën 1 shtator 2010 me ministrinë me CEZ-in, me kompaninë CEZ dhe Dritan Prifti ka qenë ministër i ekonomisë, por mendon prokuroria që mos ka ndikuar zoti Meta tek Dritan Prifti që ai të ketë lidhur kontratën. Dhe për këtë është marrë në përgjegjësi penale. Kjo është çështja dhe mendohet që ka ndërhyrë zoti Meta tek ish-ministri i partisë së tij, zoti Prifti dhe kjo quhet korrupsion pasiv, për SPAK-un. Ja, e kuptoni tani sa banalitet, me çfarë banalitetesh merret prokuroria shqiptare, ndërkohë që dhe sikur të kishte ndërhyrë, kjo quhet ndikim i paligjshëm, dhe sikur të kishte prova. Dhe zoti Meta, presidenti, jo zoti Meta, kryeministri, ish-kryetari i kuvendit, kryetari i partisë së dytë opozitare, po rri 18 muaj sot që flasim në paraburgim vetëm për këtë gjë. Vetëm për këtë ta dini të gjithë. Sepse askush nuk e di pse po rri në paraburgim. Dhe kjo quhet korrupsion pasiv. Pra, ka kriminalizuar miqësinë, ka kriminalizuar miqësinë e zotit Meta me zotin Kastriot Ismailaj, SPAK-u dhe kriminalizimi i miqësisë ai e ka konvertuar në akuzë penale, korrupsion pasiv. Kaq, shumë e thjeshtë.