Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza/ UEFA cakton gjyqtaret shqiptare për Danimarkë-Itali

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për gjyqtarët shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Një skuadër arbitresh nga Shqipëria është caktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen Danimarkë-Itali, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për vajza.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore e këtij takimi, ndërsa asistente do të jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu.

Rolin e gjyqtares së katërt do ta mbajë Kejsi Tafili.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në Kopenhagen, duke konfirmuar edhe një herë besimin që institucionet ndërkombëtare të futbollit kanë ndaj arbitrimit shqiptar.

Ky është një tjetër tregues i progresit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve shqiptarë në kompeticionet ndërkombëtare.