Strasburgu përmbys Mainz-in, Fiorentina dorëzohet përballë Crystal Palace

UEFA Europa Conference League ka dhuruar një mbrëmje plot emocione, me rezultate të forta dhe kualifikime dramatike në fazën çerekfinale.

Strasbourgu realizoi një përmbysje të madhe ndaj Mainz 05, duke fituar 4-0 në ndeshjen e kthimit dhe duke përmbysur humbjen 2-0 të sfidës së parë. Francezët dominuan plotësisht takimin dhe siguruan një kualifikim të merituar në gjysmëfinale.

Një tjetër duel i fortë u zhvillua në Athinë, ku AEK Athens u përpoq të bënte mrekullinë pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Rayo Vallecanos. Grekët fituan 3-1 në shtëpi dhe arritën të barazonin përkohësisht shifrat e përgjithshme, por një gol vendimtar i spanjollëve i dha fund ëndrrës së përmsysjes dhe dërgoi Rayo Vallecano-n në gjysmëfinale.

Fiorentina nuk mundi të bënte më shumë përballë Crystal Palace, duke fituar 2-1, por ndeshjen e parë e kishte humbur thellë 3-0, kështi që në gjysmëfinale shkon ekipi anglez.