Berisha ftesë qytetarëve: E gjithë Shqipëria në Tiranë, kryengritja paqësore më e fuqishme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për qytetarët shqiptarë të grumbullohen nesër, më 17 prill, në orën 19:00 në Tiranë, duke e cilësuar tubimin si ‘kryengritjen paqësore më të fuqishme’.

‘Nesër më 17 prill, ora 19:00 e gjithë Shqipëria në Tiranë, në kryengritjen paqësore më të fuqishme!’., shkruan kryetari i PD, Sali Berisha.

Ndryshe nga herët e tjera, protesta e nesërme do të jetë e formës së tubimit e kombinuar me protestën.

Nëse në protestat e fundit të opozitës, nuk ka pasur folës, nesër pritet që të ketë edhe fjalime.

Protesta do të organizohet në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’.