Sherr mes të rinjve në Lezhë, shkak dyshohet ngacmimi i një vajze

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, fillimisht të rinjtë janë konfliktuar verbalisht dhe më pas janë përfshirë edhe në përplasje fizike me njëri-tjetrin.

Dyshohet se shkak i konfliktit kanë qenë motive banale, konkretisht ngacmimi i një vajze.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të të rinjve të përfshirë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.