Freiburgu dominon Celta-n, skuadra e parë e kualifikuar në gjysmëfinale

Freiburg siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalet e UEFA Europa League, duke mposhtur Celta Vigo me rezultatin 3-1 në ndeshjen e kthimit dhe me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Goli i parë erdhi për gjermanët me Igor Matanović, i cili realizoi një super gol me volej, duke dërguar topin në trekëndësh pas një asistimi nga Jordy Makengo.

Më pas ishte radha e Yuito Suzuki, i cili dyfishoi shifrat pas një kombinimi të bukur me Jan-Niklas Beste, ndërsa goditja e tij përfundoi në rrjetë edhe falë një devijimi nga Marcos Alonsos.

Në pjesën e dytë, Freiburg shënoi edhe golin e tretë, sërish me Suzuki, i cili kompletoi dopietën duke finalizuar një aksion të nisur nga Johan Manzambi dhe të asistuar nga Vincenzo Grifo.

Goli i vetëm për Celta Vigo erdhi në kohën shtesë, kur Williot Swedberg shënoi për të ngushtuar diferencën, por pa ndryshuar fatin e ndeshjes.