Kërkesa e Hezbollahut: Të ndalen sulmet në territorin libanez dhe lëvizjet e forcave izraelite

Hezbollahu deklaron se një armëpushim me Izraelin duhet të përfshijë “ndalimin e plotë të sulmeve në të gjithë territorin libanez” dhe “asnjë liri lëvizjeje për forcat izraelite”.

Ai kërkon gjithashtu “rikthimin në situatën para 2 marsit”, datë në të cilën Hezbollahu lëshoi raketa dhe dronë drejt Izraelit në kundërpërgjigje ndaj vrasjes së liderit suprem të Iranit, ndërsa Izraeli reagoi me sulme në të gjithë vendin.

Në deklaratë shtohet: “Vazhdimi i pushtimit izraelit të territorit libanez i jep Libanit dhe popullit të tij të drejtën për rezistencë.”

Korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme shpjegon se raportimet në mediat izraelite sugjerojnë se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pozicionet që aktualisht mban në Liban.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Izraeli lidhur me armëpushimin e shpallur nga Trump.