'Kontratat e dyshimta me Ron Yeffet' - Shehaj: Pse SPAK nuk e merr në pyetje Ramën?
Emisioni Investigativ Plug, zbardhi mbrëmë detaje të reja për historitë me zhvatje dhe mashtrim të biznesmenit Ron Yeffet, i njohur si mik i kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa e ftuara sot në “Task Force” Brisida Shehaj hodhi dritë në kontratat e dyshimta të miratuara nga Këshilli i Ministrave duke ngritur dhe disa pikëpyetje dhe dyshime të cilat duhet të marrin përgjigje.
" Të gjitha VKM-të ka bërë Edi Rama për KAYO-n, janë katër, pesë.
Shqetësimi më i madh që duhet të ngrejë opozita dhe unë mendoj që nuk duhet të mjaftohen me këto interpelanca, duhet të kërkojnë të gjithë dokumentacionin urgjent të analizojnë mënyrat se si janë lidhur këto kontrata. Duke bërë edhe një background të veprimeve ligjore që ka kryer Rama dhe të asaj çka kërkohet nga këto VKM që të plotësojë kompania që lidh kontratën, aty kupton dhe sa mik dhe sa shok dhe sa xhan apo sa i vlefshëm mund të jesh ti për Edi Ramën...
Duhet të kuptojmë një gjë që, ai ka dy kontrata, pra ka dy kompani me Kajo, Roni Yeffet. Një e ka për të prodhuar këto automjetet e blinduara, Shotën e famshme, të paçertifikuar kërkund, që nuk ishte prodhuar, pra ne nuk kemi prodhim. Timak-u i asaj vajzës që erdhi nga Turqia, me atë prestanomin tjetër nuk bënte prodhim.
Të gjitha tenderat që ka fituar ajo zonja në Shqipëri me Timak-un, janë të gjitha tendera që janë dhënë nga institucione shtetërore, por janë dhënë për kompani, për mjete, zjarrfikëse, ambulanca të cilat nuk janë prodhuar në Shqipëri. Në rastin më të mirë i ka prodhuar babai i asaj në Turqi. Këtu ka thjesht montim, prandaj nuk ka as punonjës, as teknologjinë e ngritur.
Por me këtë VKM e parë, që ky zotëria do, me gjithë Kajon, do ndërtojnë automjete të blinduara në Shqipëri, të pajisura me teknologjinë e fundit. Kjo kompania duhet të investonte 15 milionë euro në tre vite. Po. 15 milionë euro nuk i ka faturim Timaku.
Ndërsa kompania e dytë e krijuar është për prodhimin e armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm dhe të dronëve. Pra, ato dronët që thotë Rama. Po sipas VKM-së, për të bërë atë gjë duhet të investoja 50 milionë euro në tre vite. Pra vetëm këto dy VKM-të që ka këto dy kompanitë, sipas përcaktimeve që ka po VKM-ja e krijuar, Ardi Veliu mund të lidhte kontratë me këto kompani. Themelonte këto kompanitë e tjera, vetëm nëse fakturonin që këto kishin mundësi të investonin 65 milionë, 70 milionë euro. Në tre vite. Ku i ka?
Pse u detyrua, Roni Yeffeti, mbasi u miratuan VKM-të nga Edi Rama, të hynte në negociata që bëhen me Ardi Veliun. Të hynte në këtë negociatë duke blerë me 490.000 euro 49% të aksioneve të kësaj kompanisë Timak. Pse nuk erdhi me këto kompanitë gjigande? Se ky është biznesmen i suksesshëm. Ka kompani në Amerikë, ka bërë investime në Senegal, thotë, në Itali ka bërë investime, thotë, ka bërë në Izrael.
Pse nuk hyri me këtë kompaninë e tij ndërkombëtare? Këtë kompaninë me të cilën bën edhe kontrata në emër të një shteti anëtar të NATO-s? Për kë shtet ka negociuar Roni Yeffeti, ka firmos 5 milionë dollarë, kujt do ja sjelli këtë sistem?
Të kuptojmë çfarë është Roni, duhet të kuptojmë çfarë veprimesh ligjore bëjnë këta. Këta ndërtojnë KAYO-n, bëjnë ca VKM, që KAYO të krijojë shoqëri me ca partnerë të nderuar. Na del që partneri i nderuar është ky Timaku i kësaj vajzës që ka ardhur nga Turqia, dhe meqë s'kemi si e fusim Ronin, e fusim aksioner aty. Ku i gjeti 65 milionë euro se s'është vetëm ajo? Kriteri është duhet të ketë linja të ngritura teknologjie, të prodhojë, të provojë kapacitetet e veta. Çfarë linje teknologjie? Ata s'prodhojnë asgjë.
Kemi kontrata që lidhen në emër të dyshuara.
Në asnjë moment shteti nuk duhet të investonte para. Pra investimi i vetëm që bën shteti është toka. Ndërkohë kemi në rastin e Timak Defence-it, që ai në momentin e krijimit, dy-tre muaj pasi është krijuar, në tetor, nëntor të vitit 2025, ka marrë 10 milionë euro pagesa. Dhe që janë paradhënie nga repartet ushtarake. Nuk i ka dhënë KAYO ato para, ka lidhur kontrata me repartet tona ushtarake, për t'i furnizuar me automjetet e blinduara.
Janë 10 milionë euro paradhënie të marra.
Pra me këtë 10 milionë euro, ai pretendon të ngrejë teknologjinë dhe të nisë të prodhojë ndonjë gjë. Kjo gjë është e jashtëligjshme në këtë rast.
Roni Yeffet s'ka as, 8 milionë dollarë t'ia kthejë këtij që ia ka marrë, ka pesë vjet, do paguajë...
Shehaj i kërkon SPAK që të thërrasë për të dëshmuar kryeministri Edi Rama, për të sqaruar marrëdhëniet e tij me Yeffet dhe udhëtimin në Paris në tetor 2020. Gjithashtu kërkon të hidhen dritë mbi lidhjet e dyshimta të Ron Yeffet, ndaj të cilit janë ngritur së paku katër padi për mashtrim në SHBA. Padia e fundit është ajo e datës 6 mars të këtij viti, ku biznesmeni Mark Faist akuzon Ron Yeffet se i ka zhvatur së paku 7.6 milionë euro nëpërmjet mashtrimit për investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.
"SPAK-u duhet të ngrihet, ta thërrasë Edi Ramën, t'i thotë, për çfarë vajte zotëri në tetor të 2025-ës.
Të theksojmë pak, ai borxh ishte marrë duke përdorur lidhjen e fuqishme që ka me kryeministrin Edi Rama. Pra, Roni Yeffet gjatë gjithë kohës ishte prezantuar si një mik i ngushtë, me lidhje të forta, madje dhe prezenca në 8 tetor 2020 konsiderohet si pjesë e shtrimit të influencës së Yeffet ndaj të tjerëve.
I vetmi që përmendej ishte kryeministri i Shqipërisë dhe ambasadori Dritan Tola. Për çdo gjë tjetër, ai thoshte që më gënjente me ora se mbante ora të shtrenjta, se kishte këtë charter-in e bukur, jaht të bukur. E vetmja gjë që tregonte për influencën ishte Shqipëria dhe thoshte, në një moment ishte takimi me Ramën dhe me Dritan Tolën, ambasadorin tonë në, në Francë edhe në Monako, dhe momenti i dytë ishte ardhja në Shqipëri, vila në kompleks privat, shoqërimi dhe lëvizja me eskorta të armatosura dhe shefi i kuzhinës që ishte privat aty
Përveç pjesës ligjore që opozita duhet të marrë këto që bën Plugu t'i marri e t'i çojë atje ku duhet dhe t'i analizojë sepse ka përballë një enturazh të cilit e njohin mirë ato që bëjnë, ato që shkruajnë dhe dinë mirë dhe të flasin dhe të reagojnë dhe të përgjigjen. Pjesa tjetër është me SPAK-un. Si ka mundësi ky SPAK-u, ka shtatëqind standard. Vetëm për Ramën ka një standard. Po. I paprekshëm”