Tiranë/ Adoleshentja denoncon 23 vjeçarin për përdhunim, i riu shpallet në kërkim

Një 17-vjeçare ka kallëzuar në polici një 23-vjeçar, për kryerjen e marrëdhënies seksuale pa dëshirën e saj.  

Sipas njoftimit të policisë, me datë 14 prill, M.C. 23-vjeç dyshohet se ka përdhunuar adoleshenten.

Policia ka shpallur menjëherë në kërkim të riun, teksa po punohet edhe për verifikimin e kallëzimit

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin M. C., 23 vjeç, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare, se më datë 14.04.2026, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit, si dhe për verifikimin e kallëzimit.