SYRI TV/ 50 mln € përfitime nga Call Center, 8 mln u kthyen në kriptomonedha! Ja skema kriminale

Zbardhet skema kriminale e mashtrimit të qindra qytetarëve evropian përmes Call Centerave nga Tirana. Në total nga këto baza janë mashtruar qindra qytetarë në një shumë totale zhvatje në 50 milionë euro. Operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Austriake, e cila ka shmangur deri në fund angazhimin e Policisë shqiptare për shkak të frikës së dekonspirimit. Këto baza, mashtronin qytetarë që edhe më herët kishin rënë pre e mashtrimeve, duke u premtuar se mund ti rikthenin paratë e humbura.

Syri tv

Zbardhet skema kriminale e mashtrimit të qindra qytetarëve evropian përmes call centerave nga Tirana. Organi hetues njoftoi mënyrën se si bëhej organizimi dhe ndarja e detyrave si dhe skemën përmes të cilës fshiheshin këto aktivitete.

Çdo grup përbëhej nga 6-8 agjentë dhe mbikëqyrej nga drejtuesi që i monitoronte. Personat që zotëronin gjuhën italiane, telefononin qytetarët italianë ku i ofronin shërbimin e rekuperimit të parave, të cilat i kanë humbur në investime të mëparshme në ‘trading online’ dhe në rast se personat ishin të interesuar, i udhëzonin më pas të hapnin një llogari në “Coin Baze”, me depozitim fillestar 500 Euro. Detyra e operatorëve ishte vetëm të bindnin klientët për të bërë pagesën fillestare prej 500 Euro dhe paga mujore e tyre ka qenë rreth 800 euro, të cilën një pjesë e merrnin në dorë dhe pjesën tjetër në bankë. Secili prej punonjësve kishte username dhe vepronin me pseudonime Personat e mësipërm dyshohet se kanë nxitur qytetarët e dëmtuar, nëpërmjet paraqitjes së rrethanave të rreme, për të besuar se shumat e transferuara do të investoheshin realisht. Të dëmtuarit, për shkak të mashtrimit, kanë transferuar shuma të konsiderueshme parash, të cilat në total vlerësohet se tejkalojnë shumën prej 50 milionë euro

 Nga këto thuhet në dosjen hetimore që disponon Syri Televizion, 8 milion euro të përfituara në mënyrë të paligjshme u konvertuan në kriptomonedha. Niveli i organizimit ishte i lartë, me ndarje të qartë të detyrave dhe kontroll hierarkik, duke i ngjarë strukturave të bizneseve legjitime. Mashtrimet janë bërë kryesisht ndaj qytetarëve austriak gjatë periudhës 15 qershor 2023 deri më 30 korrik 2024. Në vendimin e Gjykatës pasqyrohet se reklamat me personazhe të njohura ishin kryesisht pika e kontakteve të viktimave me aktivitetin. Prokuroria identifikoi se shtetasit Tedi Agastra dhe Mateo Hoxha gjatë vitit 2024 kanë marrë vlera të konsiderueshme në adresa Kripto dhe më pas i kanë transferuar në adresa të tjera Kripto.

Sipas informacionit të përcjellë nga autoritetet austriake përmes Oficerit të kontaktit më 14.01.2023, rrjeti i call centerave që po hetohet kishte lidhje me dy shtetas, të cilët dyshohet se kanë qenë përfitues fundorë të kriptovalutave të përfituara nga kjo skemë. Sipas këtij informacioni, bëhet fjalë për shtetasin Mateo Hoxha, i cili dyshohet se ka përfituar në total 3.217.957,71 USD, dhe shtetasin Tedi Agastra, i cili dyshohet se ka përfituar 4.811.154,08 USD

Shoqëritë tregtare përmes të cilave kamuflohej ky aktivitet kriminal ishin subjektet, “IOTA Netëork”, “Victory Communication”, “Espiron Studio”, “Zeta Studio”, “Upstream creative” dhe “Koppa Netëork”. Ato rezultojnë të lidhura me njëra-tjetrën si nga numri i telefonit i lënë në QKB, adresat e e-mailit dhe adresat e ushtrimit të aktiviteteve dhe në pjesën më të madhe dyshohet se janë fiktive dhe kanë operuar si call-center-a. Gjatë kontrolleve në subjektet e mësipërme u sekuestruan:

NËN SEKUESTRO

891,735 euro

443 kompjuterë

238 telefona celularë

6 laptop

HDD, DVR.

Këtë të enjte Gjykata e Tiranës ka konfirmuar masat e sigurisë për 5 nga 10 të akuzuarit për aktivitetin kriminal të Call Centerave në Tiranë. Masa arrest në burg u la në fuqi për:

ARREST NË BURG

Eduart Dalla

Mateo Hoxha

Tedi Agastra

Xhoel Mekolli

Ndërsa ndalim i daljes jashtë vëndit për Aida Vogli. 5 të akuzuarit e tjerë që u arrestuan nl flagrancë pritet të dalin para togave të zeza për tu njohur me masën të premten bashkë me ta edhe Ledion Cenaj që ka masën detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, përkatësisht: .

DALIN PËR MASË SIGURIE

Kristjan Buda

Benard Biba

Kleidi Dyrma

Ema Taip

Eno Hana

Ledion Cenaj

Në sallën e gjyqit, disa prej të akuzuarve deklaruan se nuk kanë lidhje me aktivitetin ndërsa nëpërmjet avokatëve kërkuan masë më të butë. Ky operacion u iniciua dy vite më parë nga autoritet austriake që erdhën edhe në Tiranë gjatë veprimeve hetimore, ndërsa u përfshinë europol dhe aurojast.