Ekskluzive/ Takimi Rama - Meloni në Romë pritet me protesta kundër kampeve të emigrantëve në Shqipëri
Lider italian i +Europë, Riccardo Maggi, së bashku me mbështetësit e tij kanë pritur me protestë vizitën e kryeministrit Edi Rama në selinë e qeverisë italiane në Romë.
Në një deklaratë ekskluzive për gazetaren e SYRI-t, Alba Kepi, Maggi thekson se po protestojnë për kampet e emigrantëve dhe paktin e emigracionit Itali-Shqipëri.
Rikardo Maxhi, lideri i partisë Più Europa, i cili ka dhënë një deklaratë për Syri TV, ku shprehet se sot ky takim duhet të kishte vetëm një pikë në axhendën e tij, pikën për të eleminuar paktin mbi emigracionin, për të shkatërruar apo për të prishur pra këtë marrëveshje dhe për të mos bërë më funksionale ato kampe dhe atë investim që është bërë në Shqipëri.