‘Thembra e Akilit’/ Barcelona ka vuajtur mungesën e Raphinhës në ndeshjet e mëdha
Barcelona e ka vuajtur ndjeshëm mungesën e Raphinhës gjatë sezonit 2025-2026, sidomos në përballjet më të rëndësishme. Braziliani, i kthyer në një lider nën drejtimin e Hansi Flick, ka qenë një nga elementët kyç në lojën e katalanasve.
Sa herë që ai ka munguar për shkak dëmtimi, rezultatet e skuadrës kanë pësuar luhatje.
Humbje ndaj Real Madrid dhe Atletico Madrid, si dhe barazimi spektakolar ndaj Club Brugge në Champions League, tregojnë qartë ndikimin e mungesës së tij.
Edhe pse Barcelona ka arritur të fitojë ndaj kundërshtarëve më modestë, në ndeshjet e mëdha skuadra ka vuajtur mungesën e energjisë, presionit të lartë dhe kreativitetit që ofron Raphinha në krah.
Zëvendësues si Marcus Rashford kanë bërë paraqitje të mira, por nuk kanë arritur të sjellin të njëjtin ndikim.
Pavarësisht problemeve fizike, Raphinha ka regjistruar statistika mbresëlënëse me 19 gola dhe 7 asistime, duke qenë ndër lojtarët më produktivë të ekipit, vetëm pas Lamine Yamal.
Në përfundim, Barcelona mbetet një skuadër konkurruese edhe pa të, por për sfidat vendimtare, rikthimi i brazilianit shihet si jetik për ambiciet e sezonit.