Berisha: Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e IPARD-it! Rama i mbron dhe i merr në zyrë si Krifcën

Kryedemokrati Sali Berisha, për krahasim me rastin e mosheqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, ka sjellë në vëmendjen e publikut zhvillimet në shtetin fqinj të Greqisë, ku për abuzimet me fondet e IPARD të BE, parlamenti grek hoqi 11 imunitete të deputetëve.

‘Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e IPARD-it, kurse Rama i mbron dhe i merr në zyrë siç është Krifca’, u shpreh Berisha gjatë fjaës së tij në kuvend.

Berisha: Të rilexosh këtu monologun e mashtrimit të të dielës të Edi Ramës, ajo është zgjedhja e saj, puna e saj, le ta marrë le ta rilexojë me radhë këtu, nuk kam asgjë.

Por dy gjëra do them.

Në republikën helenike, 10 ditë më parë, parlamenti, të dashur qytetare dhe qytetare, hoqi imunitetin e 11 deputetëve vetëm për IPARD-in.

Dhe meqenëse rastisi që njërin prej tyre e njihja, pyeta për të.

Absolutisht i vetmi moment që kishte telefonuar njëherë dhe pyetur se ç’po bëhej drejtoreshën e IPARD-it në Greqi.

Kaq ishte.

Dhe për kaq hoqi 11 imunitete.

Kurse ju i keni këtu, i mbron Rama, i gjen me hajni dhe i merr në zyra siç është Krifca me të tjerë.

Së dyti, çfarë ndodhi me këtë zotin ministër? Ua them të vërtetën.

Shkoi në Kuçovë, takim me socialistët. I thotë njërit prej tyre, se ti do të përfitosh, do kesh kaq nga këto fondet që lexoi parafolësja.

I tha ai, faleminderit, nuk i dua.

Dhe ky pse i tha.

Ai i tha se para se të mbërrijnë tek unë, i vidhni ju.