PSG-Bajern dhe Arsenal-Atletiko, ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Champions League

Liga e Kampionëve mësoi mbrëmjen e djeshme dy çiftet gjysmëfinaliste.

PSG-Bajern dhe Arsenal-Atletiko do të jenë dy përballjet që do të ndezin akoma më shumë “zjarrin” në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë për klube.

Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë në duelin PSG-Bajern, që konsiderohet edhe si një finale e parakohshme.

Dueli i parë gjysmëfinal do të zhvillohet në datën 28 prill në Francë, ndërkohë që ai i kthimit në 6 maj në Gjermani.

Ndërkohë për sa i përket ndeshjes tjetër, sfida e parë luhet në Madrid më 29 prill në orën 21:00, ndërsa e kthimit në 5 maj në Londër.

Finalja është përcaktuar të zhvillohet më 30 maj në orën 18:00 në Budapest.