VIDEO/ Kuvendi nderon Eliot Engel, seanca nis me 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili u nda nga jeta së fundmi.
Engel njihej gjerësisht për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj çështjes së Kosovës, duke qenë një nga zërat më të fortë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje të të drejtave dhe pavarësisë së saj.
Gjatë karrierës së tij të gjatë politike, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe vendeve të Ballkanit, veçanërisht me shqiptarët. Homazhi në Kuvend u shoqërua me vlerësime për kontributin dhe angazhimin e tij në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon.