Të shtëna në Prishtinë/ Plagosen dy persona me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”. Sipas Policisë së Kosovës, të plagosurit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprime për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkakun e rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.