VIDEO/ Aksident në aksin Balldren-Torovicë, plagosen dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Balldren-Torovicë, ku një çiklomotor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të. Të dy janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Balldren–Torovicë, shtetasi R. O., duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.