Bayern-Real Madrid, formacionet zyrtare: Arbeloa i beson Brahim Díaz-it, Kompany pa ndryshime
Gjithçka është gati për supersfidën mes Bayernit të Mynihut dhe Real Madridit, e vlefshme për një vend në gjysmëfinalet e UEFA Champions League.
Dy gjigantët e futbollit europian rikthehen në fushë pas ndeshjes së parë, ku bavarezët fituan 2-1 në ‘Santiago Bernabéu’, duke marrë një avantazh të rëndësishëm për kualifikimin.
Trajneri i Realit, Álvaro Arbeloa, ka vendosur të ndryshojë diçka në formacion, duke i dhënë një vend titullari Brahim Díaz në repartin ofensiv. Ndërkohë rikthehet nga minuta e parë edhe Jude Bellingham, një nga pikat kyçe të mesfushës madrilene.
Në anën tjetër, trajneri i Bayern-it, Vincent Kompany, nuk ka bërë ndryshime, duke konfirmuar të njëjtin formacion që fitoi në Spanjë, duke treguar besim maksimal te skuadra e tij.