VIDEO/ Berisha: Rama, Balluku dhe Balla aksionerë në aeroportin e Vlorës, rrezikojmë deri në 500 mln euro nga arbitrazhi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Berat dhe Kuçovë, ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe abuzime me fondet publike, duke u ndalur te një sërë projektesh infrastrukturore dhe veçanërisht te Aeroporti i Vlorës.

Duke u ndalur te aeroporti i Vlorës, Berisha e u shpreh se, kjo është një “aferë të madhe korruptive”. Ai përmendi biznesmenin Behgjet Pacolli, për të cilin tha se mund t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar pas përjashtimit nga projekti. Sipas tij, kjo mund të sjellë pasoja të rënda financiare për Shqipërinë, me penalitete që mund të arrijnë deri në 500 milionë euro.

Kryedemokrati theksoi se situata aktuale është rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit, duke premtuar se një qeveri e drejtuar nga opozita do të vendosë standarde të reja transparence dhe përgjegjshmërie në përdorimin e fondeve publike.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Pra ne, për altoparlantët e tij, që nga mëngjesi gjer në darkë, për të mbuluar abuzimet e kësaj qeverie, thonë se PD nuk ka alternativë, unë u garantoj se ne kemi alternativn më të shkëlqyer.

Por lufta kundër korrupsionit do jetë drejtimi ynë më kryesor.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me zero tolerancë.

Miq, jemi këtu, mendoni pak rrugët e ndërtuara në vitet 2005-2013 me rrugët e ndërtuara nga viti 2013 deri në vitin 2025.

80-90 përqind e tyre të shembura njëra pas tjetrës.

Sikur të ishin rrugë kashte.

Po pse? Se vidhen. Se vidhen 80 përqind, 90 përqind.

Atëherë me ato që mbeten bëjnë shkel e shko.

Së fundi, ka ndërmarrë një fushatë në të cilën beson se ma shumë gënjeshtra nxjerr, aq më i besuar bëhet.

Në fakt, sa më shumë gënjeshtra nxjerr, aq më shumë diskreditohet.

Lufta kundër korrupsionit, thotë, nuk ka qenë ndonjëherë kaq e fortë.

Në një kohë kur tre muaj rresht, për herë të parë në historinë e këtij shteti, ai mbrojti afera korruptive që shkojnë në 1.2 miliardë euro me rrugët dhe tunelet e të gjitha.

Ai e mbrojti sepse në mënyrë absolute autori kryesor i vjedhjeve në ato dosje është vetë.

Njeriu, sikur të mos ishte, ai nuk i bënte shtetit dhe vendit këtë dëm që i bëri.

Është bërë shakaja e dheut, është bërë barsoletë dhe tani thotë e kam unë shpatën e drejtësisë.

Kryehajduti i kombit shpatën e drejtësisë.

Ë’është e vërteta, drejtësia do bjerë mbi të sepse shqiptarët nuk pajtohen kurrë.

Por u them unë ju se e gjithë kjo situatë e krijuar ka në bazë vjedhjet e jashtëzakonshme.

Flet për punërat e shtëpisë.

Miq, jemi këtu, t’i marrim pak vetëm disa prej tyre.

Merrni pak djegësin e Tiranës, 130 milionë euro, pra dy herë e gjysmë sa merr bujqësia këtë vit, asnjë tullë nuk është hedhur kund, janë zhdukur.

Është një tjetër aty afër, në krahun tjetër të djegësit të Tiranës, është impianti i përpunimit të ujërave të zeza të qytetit të Tiranës.

Kam qenë në Japoni dhe qeveria japoneze na akordoi në një akt shumë miqësor një dhuratë 120 milionë dollarë për përpunimin e ujërave të zeza të Tiranës, që të mos derdhen në det. Dhe ai është zhdukur njëlloj si djegësi i Tiranës.

Djegësi i Elbasanit, shkoni dhe shiheni, punoi tre muaj, nuk ka punuar më asnjë ditë.

Djegësi i Fierit nuk ka punuar asnjë minutë.

Djegësat janë 400 milionë.

Punët e Shqipërisë, thotë ky. Punët e Shqipërisë, janë hajnitë e qeverisë.

130 milionë euro merr Beketi se ia mbylli me dhunë televizionin.

Punët e Shqipërisë.

Shihni aeroportin e Vlorës, ajo është një aferë e tmerrshme korruptive.

E kam denoncuar që në atë kohë.

Unë kam qenë për një aeroport të ndërtuar jo aty ku është tani, por midis Vlorës dhe Fierit sepse aty fiton Berati, Gjirokastra, merr tërësisht një territor tjetër.

Tani ky ëfarë ka bërë?

Aty ka qenë aeroporti i vjetër që në kohën e Italisë dhe përdorej edhe nga Enver Hoxha kur shkonte në Vlorë ndonjëherë.

Tani ky shkon dhe e ndërton po aty aeroportin.

Aeroporti 130 milionë euro. Më i madhi në Ballkan, thotë.

Duhet të them atë që është, dy ministra të tij, nuk ia firmosën. Jo, i thanë, nuk bëhet kështu.

Ndërtohet një aeroport 20-30 milionë, kur të vijë kapaciteti, kur të ketë fluturime, bëjmë shtesën, sië është bërë Rinasi.

Jo, jo, tha ky.

Do jetë më i madhi. Se do vjedhin.

E marrin Pacollin, e ka shpjeguar në mënyrën më brilante. E marrin atë, e marrin edhe turkun e rastit që u duhej dhe Pacollin e nxjerrin këtu mbrapa, pazaret i bëjnë me turkun.

Po. Në zyrë kjo. Lubia përsëri.

E ka shpjeguar.

Si përfundim, përfundon që aeroporti do jetë ky që është 130 milionë, por ju të dashur qytetarë do paguani ëdo vit këtij që do e mbajë aeroportin për 35 vite, do i paguajnë ëdo vit nga 10 milionë euro bileta të munguara.

Ndiqeni se këtu bëhet beteja tani.

Çfarë do jetë nën 600 mijë pasagjerë nën vit, do i paguajë arka e shtetit.

Tani këtu është e gjithë puna. Del një thotë e kapen me aksionet, jo janë kaq të miat, jo janë kaq të tuat.

E gjithë puna është absolutisht se Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla janë aksionerë për të marrë ëdo vit 10 milionëshin e biletave të munguara.

Gjë e turpshme, gjë kriminale.

Gjë e pabesueshme.

Po sa janë këto?

Janë 130 milionë.

Tani e marrin Pacollin, ia mbyllin hyrjen në aeroport dhe i thonë që nuk ke punë më ti.

Ia marrin me gjykatë tani.

Me urdhër gjykate.

Dhe ky do shkojë në arbitrazh dhe ne mund të gjobitemi si rezultat i këtij akti edhe 300, edhe 400, edhe 500 milionë euro pa asnjë hezitim nga arbitrazhi.

Pra, këta janë.