SYRI TV/ Mallakastër, fshati Bejar i lënë në harresë, banorët: Prej vitesh nuk investohet
SYRI TV
Banorët e dy lagjeve në Bejar të Bashkisë Mallakastër përballen çdo ditë me mungesën e investimeve bazike. Ata vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore si dhe mungesën e ujit të pijshëm, pasi rrjeti i ujësjellësit është i amortizuar. Banorët bëjnë apel drejtuar institucioneve që të merren masa lidhur me shqetësimet e tyre.
Dy lagje të fshatit Bejar, në njësinë administrative Fratar, Bashkia Mallakastër, po përballen prej kohësh me probleme serioze infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh bazë. Banorët shprehen se rrugët kryesore të lagjeve janë në gjendje të degraduar.
Sipas tyre, situata është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa ndërhyrjet nga ana e bashkisë kanë munguar. Banorët kërkojnë që të merren masa urgjente jo vetëm në akset kryesore, por edhe në rrugicat e brendshme të lagjeve. Një tjetër shqetësim i madh për ta mbetet furnizimi me ujë të pijshëm. Banorët shprehen se tubacionet e rrjetit janë të çara, çka sjellë mungesë furnizimi me ujë, ndërkohë që ata i paguajnë faturat edhe kur janë të "kripura".
Në lagjet Zaimaj dhe Tatoshaj në këtë zonë, dikur kanë qenë 100 shtëpi e 500 banorë ndërsa sot janë shpopulluar totalisht, ku kanë mbetur më pak se 50 shtëpi dhe as 100 banorë