Tonelata kokainë drejt Europës, Nga 11 urdhëarreste 3 u ekzekutuan, mes të arrestuarve vëllai i Mir Pepës!

Janë zbardhur emrat e tre të arrestuarve gjatë aksionit të SPAK në goditjen grupit të strukturuar kriminal i cili dyshohet se drejtohej nga i shumëkërkuari Jetmir Pepa (Marashi).

Nga 11 masa sigurie të dhëna nga GJKKO janë ekzekutuar vetëm tre. Në pranga, ditën e sotme, 15 prill, kanë rënë shtetasit Lulzim Pepa, Florian Marku dhe Anton Kola.

Lulzim Pepa është i vëllai i Jetmir Pepës, i cili akuzohet si kreu i grupit kriminal.

Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e grupit gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë evidentuar 8 episode të trafikut të kokainës në sasi të mëdha.

Sipas SPAK, grupi kriminal ka realizuar disa episode të trafikut të kokainës, kryesisht nga Amerika Latine drejt porteve europiane, veçanërisht në Roterdam dhe Amsterdam.