Konfliktet, tritol në mesnatë biznesit të B.Bulicës në Babrru

Një lagje në zonën e Babrrusë në Tiranë, është tronditur nga një shpërthim i fortë mesnatën e 13 Prillit 2026, ku banorë të zonës kanë telefonuar sallën operative duke raportuar situatën e shpëthimit.

Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur në ambjentet e shtetasit B.Bulica nga Kukësi. Sipas kalimtarëve të rastit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mesnatës së 13 Prillit, ndërsa në vendgjarje ka shkuar dhe një patrullë policie.

Deri në këtë fazë policia e Tiranës, nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të vendosjes së tritolit dhe motiveve që çuan keqbërësit të vendosnin lëndën shpërthyese tek B.Bulica.

Paraprakisht, pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt të mundshëm dhe larje hesapesh, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar për motivet e kësaj ngjarjeje.
Shpërthimi i tritolit, mësohet se ka sjellë vetëm dëme të vogla materiale duke ccuar më pas në meremetimin e tyre brenda ditës.