SYRI TV/ Shpopullimi prek edhe fshatin Piskovë në Përmet, banorët: Të rinjtë janë larguar në emigrim

SYRI TV

Plaga e shpopullimit ka prekur edhe fshatin Piskovë në Përmet. Dikur me mbi 200 familje, sot në Piskovë kanë mbetur vetëm rreth 50. Në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit, pasi fëmijët janë larguar në emigrim. Ata shprehen se jetesa pa fëmijët dhe me pension të ulet, është shumë e vështirë.

Fshati Piskovë në Përmet dikur gumëzhinte nga jeta, me mbi 200 familje që jetonin e punonin aty, por sot kanë mbetur vetëm rreth 50 prej tyre. Shpopullimi ka lënë pas një komunitet të moshuarish që përpiqen të mbijetojnë me pensionet e vogla dhe ndihmën e fëmijëve që janë në emigracion. Në shtëpitë e dikurshme plot zhurmë dhe jete, sot mbizotëron heshtja shprehen të moshuarit.

Përveç braktisjes, banorët e Piskovës përballen edhe me një problem të rëndë mjedisor. Gjate stinës së verës, era e djegies së mbeturinave në landfillin e krijuar pranë fshatit e bën ajrin të paqëndrueshëm, duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Ata kërkojnë prej kohësh që institucionet të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj situate.