Rutte optimist: NATO në rrugën e duhur për të financuar ndihmën mbrojtëse të Ukrainës!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm të mërkurën se aleanca do të financojë me sukses ndihmën mbrojtëse për Ukrainën, përmes mekanizmit të Listës së Kërkesave të Prioriteteve për Ukrainën (PURL) para fundit të vitit.
"Jam optimist", u tha Rutte gazetarëve pas një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Berlin, ndërsa pranoi se ndarja e barrës brenda aleancës mbeti e pabarabartë.
"Një numër i kufizuar vendesh po bëjnë punën e rëndë - por ne po shohim ndryshime për mire”, theksoi Rutte.
"Duhet të sigurohemi që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të qëndruar në luftë. Pra, ka një marrëveshje të gjerë për këtë në të dyja anët e Atlantikut”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s./ Reuters.