Trump sulmon sërish Melonin: Nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie
Donald Trump ka rikthyer kritikat ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke deklaruar se marrëdhënia mes tyre nuk është më e njëjtë. Në një intervistë për Fox News, ai tha se qëndrimet e Melonit për çështjen e Iranit kanë ndikuar në raportet mes tyre.
“Ne nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie”, u shpreh Trump, duke komentuar edhe deklaratat e mëparshme për Corriere della Sera, ku kishte thënë se ishte i “tronditur nga mungesa e kurajës” së kryeministres italiane në këtë çështje.
Ai shtoi se qëndrimi i saj ka qenë “negativ”, duke theksuar se me këdo që ka refuzuar ndihmën amerikane në lidhje me Iranin, Shtetet e Bashkuara nuk ruajnë më të njëjtin raport.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të reja politike dhe diplomatike mes aktorëve ndërkombëtarë për çështjen iraniane.