Zjarri në një pallat në Tiranë, Inxhinieri Amati: Përgjegjësia është e gjithë shtetit…

I ftuar në edicion e mesditës në Syri tv me moderatorin Arnol Kariqi ishte inxhinieri Ledian Amati. Ai ka folur për zjarrin në një godinë banimi në Tiranë. Sipas tij probleme shkon përtej një incidenti të izoluar. Sipas tij shkaqet e vërteta qëndrojnë te dështimi i planifikimit urbanistik, mungesa e zbatimit të ligjit dhe neglizhenca e organeve shtetërore.

Situata aktuale e ndërtimeve pa kriter, ku ngushtohen rrugët, trotuaret dhe zhduken hapësirat e gjelbra apo këndet e lojërave, është një simptomë e këtij kaosi me ndërtimet në Tiranë.

Përgjegjësia për këtë situatë, sipas analizës, i takon të gjithë zinxhirit shtetëror. Kaosi ishte evident edhe në reagimin e shërbimeve të emergjencës, ku automjetet zjarrfikëse hasnin vështirësi në aksesimin e rrugicave të ngushtuara nga ndërtimet, ndërsa shkallët nuk arrinin dot në katet e larta.

Arnold Kariqi: Tirana e ndërtesave të bukura, kullave. Kryeministri thotë se ka një bum shitjesh. Në fakt, këto apartamente shkojnë 200 deri në 300 mijë euro. Si apartamente, por ka dhe apartamente që kushtojnë edhe 500 mijë euro. Çfarë dëshmoi kjo ngjarje e djeshme, sipas jush, në syrin e një specialisti?

Ledian Amati: Mund të quhet aksidentale, sepse është e dyta, e treta që ndodh në Tiranë.

Arnold Kariqi: Po.

Ledian Amati: Ne, nga larg i shohim më ftohtë gjërat edhe nuk jemi aq shumë të integruar në atë vorbullën e jetës në Shqipëri edhe e shikojmë pak më kthjellët edhe më, ftohtë. Zanafilla i ka rrënjët qysh tek planet urbanistike, mungesa e planeve urbanistike ose shkelja e ligjeve, të Republikës së Shqipërisë, por edhe të natyrës, e kupton? Mosrespektimi i ligjeve, mosrespektimi i planeve të urbanistikës, mungesa e një plani paraprak në rast fatkeqësie, sjell këto pasoja. Për fat të mirë nuk kemi nuk kemi viktima

Për fat të mirë ndërtojmë me beton, edhe zjarri ishte vetëm në fasadën, por zjarri ka filluar nga mungesa sistemit zjarrfikës në katin e parë…

Arnold Kariqi: Dhe kryeministri në fakt doli sot dhe tha që ajo ndërtesë do të rindërtohet nga pronari, do të merren masa, e kështu me radhë. Inxhinier, pra, e lidhim pak me përgjegjësinë. Ne pamë aty zjarrfikësen e cila nuk futej dot në disa rrugica ku nuk kalonte, ishte dramatike, domethënë edhe tragjikomedi ajo ku zjarrfikësja nuk kalonte dot. Më pas pamë mënyrat se si zjarrfikëset shkonin me shkallë deri në katin e pestë. Nuk shkonin dot më tepër. Më pas vinte një helikopter nga lart që një zot e di se ç'bënte. E gjithë kjo situatë, çfarë dëshmon në aspektin tashmë të përgjegjësisë shtetërore? Sepse ne jemi mësuar që të ta dërgojmë fajin tek ndërtuesi, tek abuzimi, por besoj shteti është kontrollor, rregullator. Apo thjesht mjafton që në shtet paguan atë leje ndërtimi dhe pa asnjë rëndësi ka se ç'bën?

Ledian Amati: Jo. Shiko, leja e ndërtimit nuk është thjesht një letër. Ka autoritete përkatëse që duhet të ndjekin atë që është shkruar e zezë mbi të bardhë, që të respektohet deri në fund. Leja e ndërtimit është, një kornizë orientuese se si do ndërtosh. Ti nuk mund ta shkelësh. Edhe shteti, duke bërë, për shembull, shteti, kryeministri ose kushdo tjetër që del, çdo figurë, se unë nuk merrem me figura dhe nuk është roli im të merrem me figura, nuk jam në pozicionin e politikanit në këtë moment. Unë jam këtu për të folur si, përgjegjësia është e gjithë shtetit. Zakonisht në Shqipëri i dobëti e paguan, edhe sigurisht që ndërtuesi është më i dobëti në këtë moment. Është më i dobët se shteti edhe shteti mund ta imponojë forcën e tij,  që ky të marri përsipër për shembull dëmin. Dëmi vjen nga mos kontrolli i organeve përkatëse, mbyllja e syve përpara, mbase dhe janë korruptuar se çdo gjë ndodh në Shqipëri…

…edhe përgjegjësia është e shtetit, nuk është vetëm e ndërtuesit.