'Samiti i diasporës, një show pa ndikim real'/ Dushi: Ambasadat, institucione festash, jo mbështetjeje

Në një intervistë për Syri TV, gazetari Ervin Dushi akuzoi qeverinë se po përdor diasporën për propagandë, duke i cilësuar samitet si aktivitete partiake pa asnjë rezultat konkret.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet në nivel premtimesh, ndërsa realisht mungojnë investimet, vendet e punës dhe perspektiva për të rinjtë. Sipas Dushit, edhe institucionet jashtë vendit, si ambasadat, janë kthyer në qendra formale pa rol real për komunitetin.

Shqipëria na kthen vetëm nga nostalgjia, jo nga shpresa,” u shpreh ai.

Dushi:

Atëherë, për të thënë të vërtetën, kështu për festa, për premtime, ja kalojmë edhe Japonisë, edhe Singaporit, por për realizime jemi shumë mbrapa. Gjithsesi, samitin e kam ndjekur për aq sa kam pasur mundësi dhe për hir të së vërtetës, përveç atyre premtimeve që i dëgjojmë edhe njëherë në dy vite, që do bëjmë, do bëjmë, e njëjta gjë është edhe me diasporën.

Jemi dhe po vazhdojmë të përdoremi, vetëm për premtime, sepse nuk është samiti i diasporës, është Samiti Socialist i diasporës. Do ishte Diaspora Socialiste, ndoshta dhe mund të quhet kështu nga mua. Ke parasysh sepse s'ka ndonjë, s'ka ndonjë diasporë për fjalën e lirë aty. Aty duhet me u çu, me falenderuar, me falenderuar kryeministrin që ekziston, edhe me falenderuar të gjithë, gjithë partinë që ekziston, s'ke asnjë gjë tjetër, nuk është, nuk është se merr ndonjë projekt konkret.

Nuk merr, nuk është se, kështu që është, po them të drejtën, kohë e humbur me e ndjek edhe aq shumë. Aq sa kam pasur mundësi e kam ndjekur dhe nuk, nuk më duket se ka dhënë, ka sjellë ndonjë fije shpresëdhënëse. Me ble apartamente, e mbyllën me batutën, me ble apartamente. Po normal se kryeministri, si çdo qeveri, ka nevojë për taksa dhe ne na vete e shohim që apartamentet çohen përditë, po kush po i blen është pyetja. Se po i shohim mirë, të tëra të mbyllura. Mu çu, çohen përditë. Nga vjen ky lek edhe ku po shkon? Kështu që, po normal që kjo është thirrje, ka nevojë, duhet me u shit një fije apartamentet, për t'i, për ta thënë në gjuhë popullore,  mos ta komplikuar shumë fjalën.

Me thënë të drejtën, shyqyr që të paktën një herë në vit vjen në Suedi Fatmira Breçani dhe me atë rast bën një koncert edhe me atë rast njohim edhe ambasadorin, se përndryshe nuk do kishim njohur akoma, as për fytyrë, as për emër. Kjo në kuadrin e batutës, sepse, dhe e përshëndesim dhe Fatmirën të cilën po sapo e përmenda. Por, ideja është që përveç, janë kthyer, ambasada është kthyer një, një institucion koncertesh edhe festash, edhe si gjë më shumë. Nuk shohim asnjë, nuk shohim asnjë organizim, nuk shohim asnjë festë, ku di unë, për Abetare, ndonjë organizim për me mësuar fëmijët shqip, me hap një shoqatë që me u mbledh fëmijët me mësuar shqip. Edhe ato shoqata që ekzistojnë janë me mbështetje, me fonde të shtetit suedez. Edhe, përveç agjencive të varrimesh, që bëjnë çertifikata për, për me dërguar kufoma në Shqipëri, nuk ka asnjë gjë tjetër. Asnjë gjë tjetër inekzistente.

Për zotin, mendimi im personal, më lejo të shpreh edhe mendimin tim personal, jemi bërë me u mbledhur e me çuar kërkesë ose me u takuar në Serbi, se ndoshta na vënë më shumë vesh kryeministri prej nga Serbia, po të deklarojmë ndonjë gjë, po të bëjmë ndonjë kërkesë prej nga Serbia. Përtej kësaj, siç e thashë dhe në hyrje, përveç koncerteve, përveç festave, përveç një mbledhje aty, një shou...

Në Shqipëri ne na kthen, na kthen dëshira dhe nostalgjia. Sepse, që ke ndonjë shpresë, që ke ndonjë të ardhme, nuk ka asnjë. Mos harrojmë se ne po rrisim rini për shtëpia e barit. Sa rriten, sa bëhen tetëmbëdhjetë, duan me shku diku me, me punuar me nxjerrë një lek, se këtu s'kanë çfarë bëjnë më. S'ka. Me bë shkollë, për çfarë? Ku me e gjetur punën? Me bërë shkollën për juridik e me përfunduar kamarier, se s'ka. Nuk ka. Asnjë, nuk ka asnjë lloj të ardhmeje, nuk ka asnjë lloj shprese. Unë e provova një vit. Dhe u bona me hik natën për hanë, i thojmë ne shkodranët. S'ke, nuk ke asnjë lloj të ardhmeje. Çfarë do bësh? Ku? Nuk ke asnjë lloj investimi, nuk ke asnjë lloj gjëje. Na rroftë, ku di unë, pllakat që na kanë vënë në qendër, por gjë tjetër s'kena. Një vend pune për rininë, për të ardhmen, për investim nuk e keni të hajrit. Kështu që, nuk ka ndonjë shpresë këtu të kthehesh. Të kthehemi të bëjmë çfarë?