Lamine Yamal emocionon tifozët me një postim në rrjetet sociale pas eliminimit të Barçës

Euforia para fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve ka marrë fund dhe Lamine Yamal duket se është përballur në “Metropolitano” me realitetin që për të fituar këtë turne, do të duhet shumë më tepër se sa katalanasit kanë dhënë deri tani. Ndaj në reagimin e tij pas eliminim nga Atletiko Madrid, me një postim në rrjetet sociale, ai ka qenë shumë më i përmbajtur se euforia prej adoleshenti që kishte shfaqur gjithë këto kohë

Ndryshe nga shokët e tij që nuk ngurruan të akuzonin gjyqtarët para mediave, Yamal ishte i përmbajtur, duke mos e prekur si temë.

Por në anën tjetër, ai insistoi se do të mbante premtimin e tij që herët a vonë, Liga e Kampioneve do të kthehej në Barcelonë.

“Ne dhamë gjithçka, por nuk ishte e mjaftueshme. Kjo është vetëm një pjesë e udhëtimit, për të arritur majën, duhet të ngjitesh dhe e dimë që nuk do të jetë e lehtë dhe as a nuk do të na e bëjnë të lehtë. Por të dorëzohesh nuk është një opsion.

Kemi shumë arsye për të qenë entuziastë dhe do t’i synojmë me gjithçka që kemi. Çdo gabim është një mësim dhe as mos e vini në dyshim se do të mësojmë nga secili.

Ne jemi Barça dhe do të kthehemi aty ku na takon. Prindërit e mi më mësuan se premtimi i një burri duhet mbajtur gjithmonë… dhe ne do ta sjellim në Barcelonë”, ishin fjalët e Yamal për tifozët katalanas.