VIDEO/ I tha se je i shëndoshë, Neymar debaton me tifozin
Ndeshja e Copa Sudamericana mes Santos dhe Deportivo Recoleta përfundoi 1-1, por drama e vërtetë ndodhi pas vërshëllimës së fundit.
Protagonist u bë Neymar, i cili edhe pse shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, nuk arriti të shmangte zhgënjimin e tifozëve. Situata u tensionua kur një tifoz e kritikoi ashpër, duke sjellë një reagim të menjëhershëm nga ylli brazilian. “Duhet të stërvitesh më shumë, je i shëndoshë”, i tha tifozi.
Menjëher Neymar iu kundërpërgjigj. “Je i lumtur tani? A mendon se jam i llastuar? Po jap gjithçka. Ja, tani ke pasur momentin tënd të lavdisë”, iu drejtua ai tifozit në një debat të nxehtë.
⚠️ Neymar foi tirar satisfação com torcedores do Santos que estavam o criticando após o empate contra o Recoleta.
— Gols do Brasileirão ⚽️🇧🇷 (@golsdobrasil1) April 15, 2026
🎥 @ESPNBrasil pic.twitter.com/pffErbGCkZ
Ky incident ka ndezur polemika të mëdha rreth sjelljes së Neymar, i cili është rikthyer te Santos, aty ku nisi karrierën e tij profesionale.
Pavarësisht talentit të padiskutueshëm, sezoni i tij është shoqëruar me probleme fizike, ndërsa deri tani ka regjistruar katër gola dhe tri asistime në tetë paraqitje.
Tani mbetet për t’u parë nëse ky episod do të sjellë pasoja disiplinore apo do të mbetet thjesht një moment tensioni pas një ndeshjeje zhgënjyese.