Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit
Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit, në kuadër të një hetimi mbi burimin e të ardhurave të tyre.
Sipas vendimit që u bë me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, janë sekuestruar llogaritë bankare të kompanive “Olt Flor” dhe “Olti Grup”, si dhe të shoqërive “Albavia” dhe “Standard” si dhe një tjetër kompania “Alaska”.
Masat e sekuestros janë ndërmarrë pasi autoritetet dyshojnë se fondet e këtyre kompanive nuk justifikohen me aktivitetin e tyre ekonomik. Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e saktë të parave dhe për të verifikuar nëse ka elementë të shkeljeve ligjore.
Burime pranë ogranit të akuzës bëjnë me dije se kjo është një ndërhyrje në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe informalitetit në sektorin e ndërtimit.
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria Tiranë sekuestron dhe bllokon 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u vendosën sekuestro preventime dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për gjashtë shoqëri me një total prej 73.051.436 lekë.
Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.
Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.
Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare si më poshtë:
-“OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë;
-“OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë;
-“ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF);
-“Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF);
-“Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); dhe
-“STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF).
Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.
Në këtë fazë të procedimit, organet është urdhëruar:
-Sekuestrimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë;
-Bllokimin e menjëhershëm të tyre për të parandaluar lëvizjen e fondeve;
-Vijimin e hetimeve për identifikimin e plotë të personave të përfshirë.
Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nuk përjashtohet marrja e masave të tjera procedurale në vijim.