Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK lëshon 10 urdhër-arreste, zbardhet EMRI i njërit prej tyre

SPAK ka ndërmarrë një aksion të gjerë, ku janë firmosur 10 urdhër-arreste.

Burime nga gazetari i SYRI-t, Elton Qyno, bëjnë me dije se operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle në disa zona.

Një prej urdhër-arresteve është lëshuar për Jetmir Pepa alias Mir Marashi, biznesmeni i kompanisë 'Pepa Group'. 

Bëhet me dije se aksioni është goditje ndaj krimit të organizuar.

Aksioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë operacion.