Me doktoraturë në Itali – Si ma përplasën në fytyrë derën në Shqipëri

Nga Enida Bozheku

Në vitin 2013, Rama i bënte ftesë Diasporës të kthehej dhe kontribuonte për atdheun. Disa prej nesh, shumë ato vite, u kthyen. Ndër ta, mes qindra te rinjsh ëndrra plot, edhe unë isha te vala e parë e kthimit. M’u mbyllën dyert! Nuk do ta harroj kurrë atë 10 tetor 2013, kur një maskara i Rilindur tek kisha intervistën për punë, më tregoi se isha "overqualified" dhe se nuk kishte nevojë për të rinj si unë.

Vazhdova rrugëtimin në Romën e bukur! Sërish më 2017, tek do niste vettingu, aplikova për specialiste, në interviste disa pseudo - juristë me një tip që pas doli mashtrues, më treguan derën se isha "overqualified" dhe se duhej të kthehesha nga kisha ardhur (Italia, që nuk sillte risi, pasi ishte vend i korruptuar). U ktheva nga kisha ardhur. Më 2020, në përfundim të Ph.D. të tretë për nivelin e Shqipërisë në kuadër titujsh akademik, për arsye të ngushta familjare, u detyrova të kthehem përfundimisht, por tashme me dy zyra avokatie, një në Tiranë të ndërtuar me thonj, ku sot jam vetë titullarja dhe një në Romë, së bashku me tim vëlla, ku është im vëlla (avokat e profesor) dhe unë pjese e zyrës së Romës.

Dy shtete një familje, një formim, një rrugëtim - njeri sot Diasporë, tjetri bashkëpunëtor për Italinë. Pas këtij viti, nuk kërkova më të kontribuoja për shtetin, pasi administrata kish përzgjedhur të rrinte krah patronazhistëve, të shkolluarve me diploma afrofe dhe skllevërve vullnetarë. Preferova të rri larg dhe të punoj si mijëra të rinj "overqualified" që luftojnë çdo ditë në egërsinë e këtij vendi, thelbësisht provincial dhe injorant.

Vend që të jetosh në të është sfidë, për këdo që punon me dinjitet, profesionalizëm dhe atdhedashuri. Së fundmi, surpriza, pas 13 vitesh rilindje, me kish ardhur, për herë të parë, ftese për të qenë numër në Samitin e Diasporës. Refuzimi ishte heshtja! Ashtu sikundër e Rilindura bëri tek kush si unë kërkonin të jepnin dijen e marrë dhe investuar në Perëndim për atdheun që si deshi kurrë.

(P.s. i uroj çdo shqiptari, pjesë e Diasporës dhe e lëvizjeve mes Shqipërisë dhe kudo ata ndodhen që të flasin dhe mos heshtin kurrë. Zëri i lirë i vajzave dhe djemve shqiptarë anembanë botës duhet të jetë udhërrëfyes për t'u bashkuar në një Shqipëri më të mirë).