FOTO/ Inter drejt blerjes së bujshme, do për mbrojtjen kampionin e botës

Skuadra e Interit është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Zikaltrit po vazhdojnë të interesohen për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafin.

Sipas të përditshmes britanike, “Daily Star, londinezët mund ta shesin shqiptarin pasi dështoi në humbjen e Arsenalit nga Stoke City.

Thuhet se Arsenali kërkon 38 milionë euro për ish-lojtarin e Valencias.

Përveç Mustafit, në radarin e Interit janë edhe Toby Alderweireld i Tottenham dhe Eliaquim Mangala i Manchester City.