VIDEO/ Muçollari: Zjarri tek ‘Farmacia 10’, dhe ftesa e Ramës, çfarë mund t’i ofrojë shteti diasporës
Anëtari i kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, Grigels Muçollari, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar ftesën e Edi Ramës për diasporën shqiptare për të investuar në Shqipëri, ndërkohë që një zjarr i madh kishte përfshirë një kompleks pallatesh tek ‘Farmacia 10’
Muçollari e cilësoi si ‘ironike’ ftesën e kryeministrit përballë zjarrit të madh, duke ngritur pikëpyetje mbi atë që shteti shqiptar mund t’u ofrojë shqiptarëve jashtë vendit.
‘Bëhet fjalë për qindra, në mos mijëra pallate, që mund të jenë në të njëjtat kushte sigurie dhe me të njëjtin rrezik për jetën e qytetarëve,’ u shpreh Muçollari.
‘Pikërisht këtë do thoja ironia e ftesës së kryeministrit ndaj diasporës për të investuar në Shqipëri dhe ndërkohë e çfarë mund t’i ofrojë shteti shqiptar atyre investitorëve, atyre shqiptarëve të cilët për një mënyrë apo një tjetër u larguan pikërisht sepse nuk e donin këtë realitet dhe sot ju bëjmë një ftesë për t'i kthyer në një realitet të zymtë se si ne kemi shkatërruar vendin tonë, qytetin tonë edhe vazhdojmë me të njëjtat përmasa.
Kështu që, është një moment që ku gjithësecili, ku shoqëria duhet të reflektojë.
Duhet të reflektojë thellë për të reaguar, pasi kjo situatë nuk mund të vazhdojë.
Bëhet fjalë për qindra, mos të them mijëra pallate të cilat mund të jenë në të njëjtën kushte sigurie dhe me të njëjtin rrezik për jetën e qytetarëve’, u shpreh ndër të tjera Grigels Muçollari në SYRI TV.