Bushkolaj: Djegia e pallatit vjen për shkak të materialit të përdorur në ndërtim
Një zjarr masiv ka përfshirë një pallat 10-katësh në Tiranë, në zonën pranë “Farmacisë 10”, duke shkaktuar panik dhe duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra banorëve.
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, redaktori Elkier Bushkolaj, thotë se djegia e kompleksit të pallateve në zonën pranë ‘Faramacisë 10’ në kryeqytet, vjen edhe nga materialet e përdorur për veshjen e fasadës.
Ky incident ka risjellë në vëmendje debatin publik mbi sigurinë e ndërtimeve dhe cilësinë e materialeve të përdorura.
Veshja e fasadës me polisterol konsiderohet shkaku kryesor i përhapjes së menjëhershme të zjarrit, shprehet ndër të tjera Bushkolaj, i cili theksoi se kompania e ndërtimit të këtij pallati, dyshohet se është e njëjta që ndërtoi edhe një tjetër kompleks pallatesh pranë “21 Dhjetorit”, i cili u përfshi nga një zjarr i ngjashëm disa kohë më parë.
Kjo përsëritje ngre pyetje serioze për standardet e ndërtimit dhe mungesën e masave parandaluese, duke ekspozuar jetën e qytetarëve ndaj një rreziku konstant në zemër të kryeqytetit.
Është një vatër zjarri e cila pretendohet që ka nisur në një market poshtë pallatit, por për shkak të polisterolit, pra ka marrë pjesë e gjithë fasada e pallatit. Është një numër shumë i madh apartamentesh të cilat janë përfshirë nga flakët e zjarrit, të paktën në pjesën e jashtme, po bëhet një evakuim i banorëve, pra qoftë edhe me ndihmat e forcave zjarrfikëse. Ajo çfarë e vështirëson shumë jashtëzakonisht punës përtej pjesës së fasadës që besoj do të duhet të flasin ekspertët për këtë, është edhe çështja që nuk kanë mundësi që t'i vijnë rrotull pallatit me zjarrfikëse, për shkak se është e kufizuar hapësira për ta rrethuar pallatin, pra për ta izoluar sa më mirë atë vatrën e zjarrit dhe për të qenë më efektiv. Po flasim për një zonë ku dhe trafiku bën punën e vet, pasi është një ndër zonat më të rënduara në Tiranë sa i përket trafikut. Mjafton fakti duket edhe nga pamjet që kemi këtu në Syri Televizion që kanë sjellë kolegët tanë që një pjesë e mirë e banorëve të moshuar të këtij pallati janë banorë të moshuar, çka e vështirëson jashtëzakonisht punën..
Besoj mund të flasim për një pallat besoj 10 katësh. Përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë për hir të së vërtetës pra në pak minuta ka marrë pjesë, ka marrë flakë pjesa më e madhe e fasadës. Por ajo se çfarë e komplikon shumë punën e forcave zjarrfikëse është pikërisht çështja e polisterolit pra që bën atë riveshjen e jashtme të pallateve. Kur flasim për ngjarje të tilla, duhet të kujtojmë atë tragjedinë që ne kemi pasur pranë një qendre tregtare në Tiranë ku për fat të keq humbi jetën dhe një punonjës i forcave të sigurisë që po përpiqej që të shpëtonte jetën e punonjësve dhe të kolegëve. Uroj që mos të kemi viktima në këtë histori. Duhet të kemi parasysh, priten orë të vështira pra për shkak edhe të përmasave që ka zjarri por për shkak edhe të kapaciteteve dhe të vështirësisë në atë zonë për të për të operuar.
Këtu duhet të kemi parasysh që nuk po flasim vetëm për polisterolin, po flasim parasysh për faktin që nuk besoj që aty të ketë impiante, pra është një strukturë më e gjerë. Bëhet fjalë edhe për lehtësinë me të cilën mund të manovrojnë forcat e zjarrfikësve për të shkuar në vendin e ngjarjes, për rrethimin e këtij objekti dhe për të punuar në ligjshmëri të plotë. Është një situatë shumë komplekse për hir të së vërtetës në momentet që flasim. I vetmi avantazh dhe i vetmi fat, nëse mund ta konsiderojmë të tillë, është afërsia me QSUT-në edhe ndoshta që një pjesë e mirë e apartamenteve mund të jenë të pabanuara, pasi përmasat e zjarrit janë realisht të frikshme dhe uroj që bilanci të jetë sa më i vogël, pra të kemi një bilanc sa më të vogël të gjithë asaj çfarë po ndodh.
Vatra e zjarrit është totalisht jashtë kontrollit. Është edhe më e rëndë ngjarja se sa se sa ngjarja që përmendi pak më parë edhe kolegu edhe Grigelsi, pra që ka qenë një nga pallatet e Arlisit tek Nesharaku. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë prapë po themi me të njëjtin kompleks që mund të jetë atje por është herët për ta verifikuar, por shkaku kryesor me sa duket siç e theksuam që në krye të herës është pikërisht ajo fasada prej prej polisteroli. Jo nuk garanton mbrojtje nga zjarri. Pra unë kam përshtypjen që do të duhet të ketë patjetër një ndërhyrje në ligj në raport me këta ndërtues që ndërtojnë objekte të tilla. Nuk di ta shpjegoj pse, nuk e njoh mirë fushën, nëse kjo lidhet me kostot apo me elementë të tjerë shtesë, por realisht jeta e qytetarëve është e rrezikuar. Pra ne, është ky është rasti i përsëritur, mund të kemi dhe raste të tjera të ngjashme.