Pamje e frikshme, kur flakët përpinë pallatin e kompleksit pranë QSUT-së

Janë të frikshme pamjet e para të momentit kur zjarri ka përfshirë të gjithë fasadën e njërit prej pallateve pranë farmacisë nr 10.

Zjarri nisi rreth orës 17:00 dhe ende tani (ora 19:00) vijon por me intesitet më të ulët. 

Mësohet se të njëjtit pallat, 4 vite më parë kur s'kishte nisur të banohej iu dogj fasada por nga një kënd tjetër.