Zjarri masiv në kompleksin pranë QSUT, 7 në spital! Mes tyre banorë dhe zjarrfikës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën pranë QSUT duke shkaktuar situatë të rënduar dhe panik mes banorëve.

Sipas burimeve nga vendngjarja, numri i të lënduarve ka shkuar në 7, 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore në QSUT si pasojë e asfiksimit dhe përballjes me flakët e mëdha.

Bëhet fjalë për një pallat shumëkatësh të ndërtuar së fundmi, i cili është përfshirë plotësisht nga flakët në fasadën e jashtme.

Pallati është pjesë e kompleksit 'Arlis' të Armand Lilos.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit, i cili është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Deri më tani situata mbetet e rënduar, ndërsa autoritetet pritet të japin informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit dhe gjendjen e të lënduarve.