Ukraina sulmon Rusinë më dronë, humb jetën një person dhe plagosen pesë të tjerë
Ukraina ka sulmuar me dronë Rusinë, gjë e cila i ka marrë jetën një përsoni. Guvernatori rajonal i Lipetsk, në Rusi tha se sulmi me dronët i mori jetën një gruaje. Si pasojë e kësaj janë plagosur edhe pesë persona të tjerë.
Mediat shkruajnë se Rusia dhe Ukraina rifilluan shkëmbimin e goditjeve nga mesnata e së dielës, pasi përfundoi armëpushimi 32-orësh për Pashkët Ortodokse. Ky armëpushim u respektua vetëm pjesërisht, me të dy palët që akuzuan njëra-tjetrën për mijëra shkelje.