VIDEO/ Pamjet kur zjarrfikësit ngjiten me shkallë për të shpëtuar njerëzit tek ‘Farmacia 10’

Pamje të frikshme vijnë nga zona e ‘Farmacisë 10’ në kryqëzimin e rrugë së ‘Dibrës’, ku një zjarr masiv ka përfshirë një kompleks të madh banimi.

Siç edhe duket nga pamjet, zjarri ka djegur një pjesë të madhe të fasadës së pallatit, duke sjellë deri më tani të paktën 4 të plagosur, 2 prej të cilëve janë zjarrfikës dhe dy qytetarë.

Zjarrfikësit janë futur me shkallë për të shpëtuar banorët që kishin mbetur të izoluar në shtëpitë tyre për shkak të tymit masiv dhe shumë toksik.