Kreu i SPAK, Klodian Braho dhe 2 prokurorë, vizitë disaditore në SHBA - Zbardhet arsyeja

Kreu i SPAK Klodjan Braho dhe dy shefat e seksioneve për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar Dorina Bejko dhe Vladimir Mara ndodhen në SHBA për një vizitë disa ditore.

Sipas burimeve prokurorët e posaçëm janë ftuar për të zhvilluar disa takime të niveleve të ndryshme.

Në fokus të tyre pritet të jenë forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për SPAK, sikurse dhe prioritetet e amerikanëve për luftën ndaj narko-trafikut dhe karteleve të drogës.