Tiranë, zjarr në një pallat tek '5 Maji', momente paniku
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat tek '5 Maji' në Tiranë.
Zjarri masiv vijon dhe tani (17:33)
Bëhet fjalë për një prej pallateve tek kompleksi i pallateve pranë farmacisë nr 10.
Syri TV sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes ndërsa personat përpiqen të largohen në panik.
Është një pallat shumëkatësh i ndërtuar së fundmi.
Zjarrfikësit po përpiqen të evakuojnë banorët.
E gjithë fasada e pallatit është përfshirë nga flakët.
Lajmi ne perditesim..