FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori korçar Sotiraq Çili. Ai lindi në Korçë, më 15 mars të vitit 1942.

Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor dhe për shumë vite ka qenë aktor i teatrit “A. Z. Çajupi” të Korçës.

Ka luajtur role të ndryshme, por kontributin e tij më të dukshëm e ka në kinematografi i aktivizuar në rreth 15 filma, ndër të cilët: Prita, Montatorja, Një udhëtim i vështirë, Tomka dhe shokët e tij, Gjeneral Gramafoni, Pas Gjurmëve, Vjeshtë e nxehte e 41-shit, Kush është vrasësi, Rikonstruksioni, Kronikë e një nate etj.

Loja e tij, përgjithësisht ishte e thjeshtë, me një natyrshmëri që synon të zbulojë sjelljet organike të personazheve, ndonëse ne momente turbullirash e mërish gjasat për më shumë dramacitet parapëlqeheshin prej tij që të anashkaloheshin.