Protesta e 17 prillit, ndryshohet kalendari i javës së 32-të në Superiore, spikat derbi Dinamo City – Tirana

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ndryshime në kalendarin e javës së 32-të të Abissnet Superiore, për shkak të masave të sigurisë që lidhen me një protestë të paralajmëruar më 17 prill.

Sipas Departamentit të Garave, vendimi është marrë pas një kërkese nga Policia e Shtetit, duke sjellë zhvendosje të disa ndeshjeve për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike.

Ndër ndryshimet kryesore bie në sy sfida mes Dinamo City-t dhe Tiranës, e cila do të zhvillohet të shtunën, në orën 19:00, në stadiumin ‘Air Albania’. Po në të njëjtën ditë, në orën 16:00, do të luhet edhe përballja mes Egnatias dhe Flamurtarit.

Java e 32-të do të zhvillohet sipas këtij programi të plotë:

Vora – Vllaznia, më 18 prill, ora 16:00

Egnatia – Flamurtari, më 18 prill, ora 16:00

Teuta – AF Elbasani, më 18 prill, ora 19:00

Dinamo City – Tirana, më 18 prill, ora 19:00

Partizani – Bylis, më 19 prill, ora 19:00

FSHF falënderoi klubet për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se këto ndryshime janë bërë për të garantuar zhvillimin normal të aktiviteteve sportive.