Akuza për hakerimin e sistemeve të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Ismaili paraqitet në gjykatë
Në GJKKO ka mbërritur ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ku pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj tij.
Ismaili përballet me akuza të rënda që lidhen me dyshime për hakerim të sistemeve të SPAK.
Seanca e sotme shënon nisjen zyrtare të procesit gjyqësor ndaj tij, ndërsa çështja ka tërhequr vëmendje për shkak të natyrës së ndjeshme të akuzave që lidhen me sigurinë e sistemeve të drejtësisë.
GJKKO pritet të shqyrtojë në vijim provat dhe pretendimet e palëve, ndërsa procesi konsiderohet me interes të lartë publik për shkak të funksionit të mëparshëm të të pandehurit në administratën shtetërore.
Të pandehurit Agim Ismaili, Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj refuzuan që të filmohen nga mediat ndërsa seanca u shty me kërkesë të avokatëve të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve të cilët kërkuan ti vihet në dispozicion vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake për të hartuar strategjinë e mbrojtjes.
Seanca e rradhës u la më 27 prill ora 11:00