Presidentin Trump e gjen belaja me kritikët, e sulmojnë se... pa eklipsin pa syze!

President amerikan Donald Trump dhe First Lady Melania Trump panë së bashku eklipsin nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë të hënën. Për një moment kamerat kapën presidentin teksa pa direkt diellin pasi hoqi syzet mbrojtëse, teksa miliona amerikanë ndaluan për disa minuta aktivitetin e tyre për të ndjekur eklipsin.

Veprimi i Trumpit shkaktoi menjëherë zemërimin e kritikëve të tij, që nuk humbasin kurrë rast për ta sulmuar. Këtë herë, kritikët i kujtuan presidentit se media i kishte këshilluar njerëzit që të mos shihnin direkt diellin.

Sipas një reporteri nga Shtëpia e Bardhë, ndihmësit i bërtitën “Mos shiko!”, kur ai ngriti kokën lart, pa syze.