Halla 70-vjeçare provon 'bikinit e kuqe' të mbesës. Ja reagimi i saj
Shannon Nelson nuk kishte veshur bikini prej 45 vitesh, deri kur një person në jetën e saj e nxiti të argëtohej pak me stilin e saj të veshjes.
Krijuesja 70-vjeçare, e njohur online si @pinkynel, i tha PEOPLE se dikur “i shihte rrobat e banjës si diçka për të cilën duhej të kishe trupin e duhur”. Megjithatë, ishte mbesa e saj 15-vjeçare, Lily, ajo që ia ndryshoi këtë mënyrë të të menduarit.
Gjithçka nisi kur Lily bleu një palë bikini të kuq, që nuk i bënin, por rezultuan të ishin veshja “perfekte” për “hallë Shanny-n”.
“Lily e tha shumë thjesht, sikur të mos ishte fare gjë e madhe,” kujton Nelsoni. “Kjo është ajo që më mbeti në mendje. Në një moshë të caktuar, mendon se ka gjëra që nuk duhet t’i veshësh më, dhe ajo nuk e kishte marrë këtë ‘mesazh’.”
Kështu që Nelsoni vendosi t'i provonte vetë bikinit e vegjël, kur ishte vetëm, edhe pse mendonte se Lily po bënte shaka.
Ajo pranon se u ndje “pak e ekspozuar” me rrobat e banjës, por gjeti mënyra për ta stiluar me një veshje mbuluese dhe një kapele dielli. Siç tha edhe në Instagram: “Nuk kam parë kurrë një palë rroba banje që nuk përmirësohen me disa aksesorë.”
Dhe jo vetëm kaq, Nelsoni jo vetëm që i provoi bikinit, por vendosi edhe të postojë një video të saj duke i veshur. Ajo ishte disi “në mëdyshje” për këtë dhe tha se kërkoi më shumë “guxim” sesa vetë veshja e rrobës.
Siç u shpreh në videon e saj tashmë virale, e cila ka marrë mbi 90,000 pëlqime, Nelsoni u frymëzua nga gra të tjera si ajo që tregojnë trupin e tyre në rrjetet sociale, edhe pse, siç tha për PEOPLE, “ky trup i vjetër ka ndryshuar patjetër” (ajo ka kaluar tri shtatzëni dhe një operacion apendiksi).
Nelsoni dëshiron të frymëzojë gra të tjera si ajo që të veshin atë që i bën të ndihen mirë. “Unë zgjedh rehatinë mbi stilin çdo ditë,” pranon ajo. Sa për reagimin e mbesës së saj? “Asaj iu duk krejt normale, dhe në njëfarë mënyre, kjo ishte e gjithë ideja.” / People – Syri.net
“Mund t'i vesh përsëri, sepse në këtë moshë, kë po përpiqem të impresionoj?” tha Nelsoni për bikinit, duke fituar vlerësimin e mijëra njerëzve online që lavdëruan guximin e saj. Shumë komente kishin të njëjtin mesazh fuqizues, si: “Dukesh fantastike! Vishi ato bikini pa hezitim.”